Tottenhami interesohet për Costan

Share

Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, brazilianin Douglas Costa që është pjesë e skuadrës së Juventusit.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga “Goal.com”.

Mësohet se Tottenhami është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e 28-vjeçarit në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.

Costa ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022 kurse këtë edicion ka 24 paraqitje në të gjitha garat.

Krahas Tottenhamit, interesim për brazilianin kanë treguar edhe skuadrat tjera nga Premier League, Manchester United e Manchester City. Costa karrierë në Evropë ka bërë edhe te Bayern Muencheni e Shakhtar Donetsku.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

error: Ndalohet përdorimi i materialit!