Tragjedi në Itali: goditen me makinë, Vdesin dy të rinj Shqiptarë

Share

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëgjesit të sotëm në Itali.

Dy të rinj shqiptarë janë përplasur për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një vajzë 30 vjeçare.

Ka qenë ora 03:00 e mëngjesit të sotëm kur dy të rinj shqiptarë të identifikuar si Ergi S., 20 vjeç dhe Xhulio K., 21 vjeç sapo kishin dalë nga një diskotekë në zonën e Piaçenzas në Itali, kur janë përplasur për vdekje nga një makinë Renault Twingo.Në timonin e makinës ishte një vajzë 30 vjeçe, që për motive ende të panjohura ka goditur me makinë e saj dy të rinjtë.

Për dy të rinjtë shqiptarë nuk ka pasur asnjë shpresë se mund të shpëtonin edhe pse ndërhyrja ka qenë e shpejtë.

Ndërsa makina bashkë me shoferen kanë përfunduar në një kanal në anë të rrugës.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti tragjik./Syri.net

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!