Vdekja tragjike e dy të rinjve në autostradë, policia jep detaje

Share

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka dhënë detaje rreth vdekjes tragjike të dy të rinjve në autostradë

Gentrit Gallopeni dhe Arianit Bytyqi janë të rinjtë që humbën jetën në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia njofton se dy viktimat duke kaluar këmbë nga një trase në trasenë tjetër të autostradës kane rënë në humnere ku si pasoj kanë vdekur në vend, përcjell lajmi.net.

Lidhur me rastin me vendim të prokurorit tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar shoferë të njëjtës kompani janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Raportohet se dy viktimat meshkuj K-Shqiptar (punëtor të një kompanie) në urën me nr. 11 në autostradë kanë zbrit nga autobusi dhe duke kaluar këmbë nga një trase në trasenë tjetër të autostradës kane rënë në humnere ku si pasoj kanë vdekur në vend. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar shoferë të njëjtës kompani janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar ne IML për obduksion”. /Lajmi.net/

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!