Veterani i UÇK’së synon t’i shërojë plagët, s’pranon ofertat e partive

Share

Veterani i UÇK’së, Xhevdet Qeriqi, s’do të jetë në asnjë listë për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ka vendosur të merret me shërimin e plagëve të luftës. Ka refuzuar ofertat e AAK’së, PDK’së e Vetëvendosjes.

Xhevdet Qeriqi e ka refuzuar ofertën e AAK’së, PDK’së e Vetëvendosjes për t’u bërë pjesë e garës elektorale, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në fund të muajit shtator.

Qeriqi që ka mbrojtur të drejtat e veteranëve ka vendosur të merret me shërimin e plagëve të luftës.

“Kam pasur takime. Edhe me ta kam diskutu. Edhe me subvjketet tjera. Nuk jam i intersaur për t’i hyrë politikës”, ka thënë Qeriqi, për Express.

Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së thotë se ka takuar disa zyrtarë të partive politike në Kosovës. Por, ka thënë se të gjithë i ka refuzuar.

“Jam takuar me këshilltarë të Kadri Veselit. Kam pasur edhe takime me zyrtarët e AAK’së”, ka treguar Qeriqi.

Ndërkohë, Presidenti Hashim Thaçi i ka premtuar se do t’i ndihmojë të shkojë për shërim jashtë shtetit.

Qeriqi ka konfirmuar takimin por ka thënë se me Shefin e Shtetit s’kanë folur për çështje politike.

Jam takuar edhe me Presidentin para nja dhjetë dite. Më ka premtuar për shërim. Me Presidentin asnjë fjalë nuk e kemi diskutu për politikë. Përvec me shërim”, ka treguar Qeriqi.

Qerqii kishte udhëtuar dy herë në Turqi. Por, s’ishte operuar pasi s’ka pasur mjete të mjaftueshme.

Tash, thotë se shpreson se do të mund t’i kryejë operimin dhe shërimin e plagëve të luftës.

“I kemi dorëzuar të gjitha dokumentet. Kam qenë dy herë në Turqi. Në mungesë të mjeteve. Më ka premtu ndihmë për shërim”, ka shtuar ai.

Ditë më parë, Qeriqi kishte takuar edhe Daut Haradinaj.

Ka thënë se takimi me vëllain e Kryeministrit kishte ndodhur pasi Ramush Haradinaj ishte nisur për Hagë.

“Kam pasur probleme me plagë të luftës. me infeksione. Daut Haradinaj më ka vizituar. Nuk jam i interesuar të hyjë në garë politike. Jam i lodhun me probleme tjera shëndetësore. Nuk jam ka mendoj për politikë”, ka shtuar ai. Gazeta/Express.com/

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

error: Ndalohet përdorimi i materialit!