Vlerësohet lartë bashkëpunimi ndërmjet QKMF “Dr. Menduh Kaloshi” në Han të Elezit me Spitalin Regjional në Ferizaj.

Share

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti në takim pune zyrtarë të lartë të Spitalit Regjional në Ferizaj, me në krye z.Bejtush Jaha Drejtorë Ekzekutiv i Spitalit, i shoqëruar nga z.Ymer Llabjani, Drejtorë i Infermieris, z. Bashkim Mehmeti, Zyrtarë i Lartë për Siguri Shëndetsore, znj.Sevdie Bajraliu-Sadiku, nga Drejtoria e Shëndetësisë në Spitalin e Ferizajt.
Në takim ku ishin prezent edhe Nënkryetari i Komunës së Hanit të Elezit Mallzum Qajani dhe Dr, Nejazi Luma Drejtorë i QKMF “Dr. Menduh Kaloshi” në Han të Elezit,është vlerësuar lartë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shëndetësorë përkatësisht QKMF “Dr. Menduh Kaloshi” me Spitalin Regjional në Ferizaj.
z.Bejtush Jaha Drejtorë Ekzekutiv i Spitalit Regjional në Ferizaj i njoftoi zyrtarët nga Komuna e Hanit të Elezit për nënshkrimi e kontratës me të cilën hapet rruga e fillimit të punimeve për ndërtimin e Spitalit të ri në Ferizaj që do të jetë ndihmesë e madhe për tërë sektorin e shëndetësisë të Regjionit të Ferizajt.
Zyrtarët e lartë të Spitalit Regjional në Ferizaj me këtë rast uruan Kryetarin Suma dhe Nënkryetarin Qajani për marrjen e detyrave në krye të Komunës së Hanit të Elezit duke u zotuar për bashkëpunim në interes të banorëve të komunës.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

error: Ndalohet përdorimi i materialit!