Vodhi Lamborghinin në Gjermani për ta shitur në Shqipëri, arrestohet

Share

Policia në Tiranë ka parandaluar dhe goditur një rast të trafikimit të mjeteve motorike, me qëllim shitjen e tyre në Shqipëri. Bëhet fjalë për një Lamborghini, të vjedhur në Gjemani.Sipas Policisë më 13 korrik, në territorin e Shqipërisë ka hyrë nga një shtetas, një automjet i tipit “Lamborghini Huracán”. Ky mjet nga shteti gjerman më datë 30.07.2019, është deklaruar i vjedhur.“Shërbimet e Policisë pas kotrolleve të kryera, kanë konstatuar autmojetin dhe menjëherë bën bllokimin e tij. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.D., 38 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Stuttgart, Gjermani, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘’Trafikimi i mjeteve motorike’’ dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’. Policia shpalli në kërkim për të njëjtat vepra penale, shtetasin B.M., 43 vjeç, banues në Gjermani (bashkëpuntor). Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar për kryerjen e vjedhjes së automjetit luksoz në Gjermani me qëllim shitjen e tij në Shqipëri. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Lamborghini Huracán”, i cili ka një vlerë monetare rreth 250.000 euro”, thuhet në njoftim.Materialet e para procedurale iu përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!