Vriten dy shqiptarë në rrethinën e Kumanovës?

Share

Rreth orës 21:00 në fushat e fshatit Opajë të Komunës së Likovës janë gjetur dy trupa pa jetë. Njëra nga kufomat është e personit me inicialet E.S ndërsa tjetra dyshohet të jetë e birit të tij (burime jozyrtare të Gazetës Lajm thonë se janë shqiptarë). Jo zyrtarisht, burime konfidenciale nga policia e Kumanovës bëjnë të ditur se organet policore dyshojnë se viktimat janë vrarë diku tjetër dhe trupat janë hedhur larg vendit të ngjarjes. Deri më tani policia nuk ka asnjë pistë hetimi. Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë pritet që gjatë ditës së nesërme të dal me detaje rreth rastit.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!