Werder Bremeni, krenar me Rashicën: Fati ynë në fatkeqë

Share

Klubi gjerman, Werder Bremeni, e ka cilësuar sulmuesin kosovar Milot Rashicën si të vetmen gjë të mirë në barazimin e tyre me Freiburgun këtë pasdite.

Sulmuesi kosovar, Milot Rashica, ishte i jashtëzakonshëm në barazimin e skuadrës së tij me rezultat 2:2 kundër Freiburgut, duke arritur ta shënojë njërën gol në minutën e nëntë, ndërsa e asistoi golin e Theodor Gebre Selassie, të shënuar në minutën e 59-të, raporton Gazeta Express.

Golin e parë për mysafirët e shënoi Nils Petersen në minutën e 28-të të ndeshjes dhe pastaj ai shënoi sërish pak para fundit të ndeshjes .

“Paraqitja e Milot Rashicës: Një gol, një asist. Gjëja e vetme pozitive në një pasdite zhgënjyese”, shkruan faqja zyrtare e Bremenit në rrjetin social Facebook.

Pas ndeshjes, vetë Rashica u shpreh i zhgënjyer që skuadra e tij s’arriti ta fitojë këtë ndeshje, pasi që ai beson se ata e kontrolluan ndeshjen dhe bënë paraqitje mjaftueshëm të mirë.

“Nuk është se ne po luajmë keq. Ne e kishim ndeshjen plotësisht nën kontroll dhe duhej ta kishim siguruar fitoren shumë më herët”, ka thënë Rashica pas ndeshjes.

Me këtë barazim, Bremeni radhitet në pozitën e 12-të në tabelën e Bundesligës, me 11 pikë të fituara nga dhjetë ndeshjet e para. Ndërsa, Freiburgu është në pozitën e pestë, me 18 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!