Kryetari i Komunës Rufki Suma priti në takim pune Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Ramiz Kelmendi.
Kryetari Suma e njoftoi z.Kelmendin për zhvillimet aktuale në komunën e Hanit të Elezit duke theksuar sfidat dhe problemet me të cilën po ballafaqohet Komuna e Hanit të Elezit.
Për kryetarin Suma problemet me infrastrukturën me një masë të madhe janë zgjedhur, mirëpo mbetet sfidë zhvillimi ekonomik që do të ndikonte edhe në zvogëlimin e papunësisë.
Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me pronat e ish Armatës Jugosllave ishte temë i cila është trajtuar në këtë takim.
Kryetari i Komunës Rufki Suma kërkoi nga Zëvendës Kryeministri Kelmendi që Komunës së Hanit të Elezit ti lejohet sa më shpejt që është e mundur shfrytëzimi i këtyre pronave pasi që shumë projekte zhvillimore janë të planifikuar në këto hapësira.
Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Ramiz Kelmendi gjatë qëndrimit në Komunën e Hanit të Elezit zhvilloi takim edhe me komunitetin e biznesit për të kuptuar për problemet e tyre.
Ishin shumë shqetësime që komuniteti i biznesit ia prezentoi z.Kelmendit si problemet me lejet transportuese, problemet me KEDS-in gjatë furnizimit me energji elektrike, mbrojtja e prodhimeve vendore si dhe politikat qeveritare për përkrahjen e sektorit privat dhe ndërmarrësis.
Zëvendës Kryeministrin z.Ramiz Kelmendi në bashkëbisedim me komunitetin e biznesit tha Qeveria e Kosovës ka identifikuar shumë probleme të cilat priten të realizohen me pakon e re fiskale në bashkëpunim me komunitetin e bizneseve, për hartimin e politikave të reja zhvillimore
Zëvendëskryeministri Kelmendi vizitoi Hanin e Elezit dhe biznese të kësaj komune
Share