Zyrtarë nga Fondacioni Kosovar “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” vizitojnë Komunën e Hanit të Elezit

Share

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti në takim pune zyrtarë nga Fondacioni Kosovar “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” (CHwB Kosova), z. Naim Uka këshilltarë financiarë në CBC, znj.Adea Mekuli, Menaxhere e Projektit CBC dhe Alban Morina Koordinator Lokal i Projektit.
Musafirët e njoftuan Kryetarin Suma se Fondacioni Kosovar “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” (CHwB Kosova), merret kryesisht me restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe tentojnë të mbajmë një qasje gjithëpërfshirëse duke rrespektuar dhe duke promovuar të drejtat e njeriut.
Ata thanë se janë në fazën fillestare të implementimit të projektit ”Cultural cross-border exchange initiative (MAKS FORUM)”, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Cross Border Cooperation (bashkëpunimit ndërkufitarë).
Qëllimi primar i këtij projekti është të kontribuojë në krijimin e kushteve të favorshme për kohezion social, bashkëpunim dhe shkëmbim kulturor në mes të përfaqësuesve të institucioneve dhe Organizatave të Shoqërisë Civile në Kosovë dhe Maqedoni. Për të realizuar këtë qëllim, do ti përzgjedhim 3 Komuna në Kosovë dhe 3 në Maqedoni.
Gjatë dy viteve sa do të zgjasë ky projekt, në këto 6 Komuna do të krijohen Forumet Lokale të Trashëgimisë Kulturore, të cilat bashkërisht me organizatën tonë do ta hartojnë Listën e Prioriteteve të Trashëgimisë Kulturore për Komunë, dhe do ta përzgjedhin një projekt nga kjo listë për intervenime fizike të financuara nga BE.
Ata theksuan se janë të interesuar që Komuna e Hanit të Elezit të jetë potencialisht një nga Komunat që të përfitojë nga ky projekt.
Ndërsa Kryetari i Komunës Rufki Suma duke uruar mirëseardhje, falënderoi zyrtarët nga Fondacioni Kosovar “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” (CHwB Kosova) që kanë identifikuar Komunën e Hanit të Elezit me potencial që të përfitojë nga ky projekt.
Në takim ku ishte prezent edhe Menduh Vlashi, Drejtori për Arsim. Kulturë Rini dhe Sport u shpreh zotimi që Komuna e Hanit të Elezit do të kontribuojë aktivisht me potencialin e saj që ky projekt të realizohet dhe përmes tij të promovohet trashëgimia kulturore e komunës së Hanit të Elezit.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

error: Ndalohet përdorimi i materialit!